22:44 / E Diele, 28 Nëntor 2021 / AR

Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

Gjendja në pikat kufitare të Kosovës vazhdon të jetë e qetë.

Në të gjitha hyrje-daljet ka pritje nga 3 deri në 5 minuta, raporton Indeksonline.

Përveç në pikën kufitare Vërmicë, ku pritja në hyrje shkon deri në 10 minuta.

Atje kolona është e gjatë rreth 20-30 metra.

Kështu bëhet e ditur në webfaqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme./Indeksonline/