75 Mall Live Search
08:23 / E Martë, 08 Korrik 2025 / Z S

Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën

Tashmë me fillimin e sezonit veror në pikat kufitare me Kosovën nis të shtohet edhe numri i veturave që hyjnë e dalin nga vendi ynë.

Sipas të dhënave nga Qendra për Menaxhim Kufitar deri në orën 08:22 minuta pritjet për të dalë dhe hyrë në Kosovë nuk janë më të gjata se 5 minuta.

Autoritetet nuk raportojnë për kolona të gjata, por presin që fluksi të rritet gjatë ditëve në vazhdim për shkak të ardhjes së mërgimtarëve që tashmë kanë nisur pushimet verore./Indeksonline/