Kjo është gjendja shëndetësore e 19 vjeçarit i cili u plagos në një shkollë të Prizrenit
Në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prizren, ka ndodhur një përleshje mes disa nxënësve, ku një 19‑vjeçar është plagosur me mjet të mprehtë.
I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren.
“Sot, rreth orës 9 40, në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është sjell një i lënduar, si pasojë e therjes me thikë. Janë bërë ekzaminimet e nevojshme radiologjike dhe analizat laboratorike. Është dhënë terapioni, pastaj në konsulltim me kirurgun kujdestar pacienti pranohet në Repartin e Kirurgjisë për trajtim të më tutjeshëm. Për momentin, sipas mjekut kujdestar kirurg, gjendja është jashtë rrezikut dhe në monitorim.”, ka thënë për IndeksOnline shefi i Emergjencës, doktor Hekuran Veçgishti.
Ndërkohë, lidhur me këtë rast hetimet po vazhdon policia e Kosovës. /IndeksOnline/

