75 Mall Live Search
14:20 / E Shtunë, 21 Shkurt 2026 / F.R

Kjo është gjendja shëndetësore e burrit që u godit nga i biri me sëpatë

Personi që u godit me sëpatë nga djali i tij i mitur në Gjilan është në gjendje stabile.

Lajmin e ka konfirmuar mjekja kujdestare, Dafina Basholli.

“Është pranuar ai rast, dhe do të thotë, ka qenë në gjendje stabile. Është pranuar në QKUK dhe ka vazhduar në klinikën neurokirurgjisë për trajtim të mëtejshëm”, njoftoi mjekja kujdestare.

Ndërsa policia ka bërë të ditur se përfaqësuesi i QPS-së i cili është marrë me personin e mitur, ka realizuar vlerësimin fillestar të fëmijës ku është konstatuar nevoja emergjente për strehimin e fëmijës për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike dhe situatës traumatike të  shkaktuar nga ngjarja.