75 Mall Live Search
08:59 / E Mërkurë, 14 Qershor 2023 / AR

Kjo është gjendja shëndetësore e dy personave që u plagosën në Pejë

Janë jashtë rrezikut për jetë dy personat që u plagosën me armë zjarri mbrëmë në Pejë.

Kështu ka thënë për Indeksonline Naim Sahiti, zëdhënës në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Ai thekson se të njëjtit janë duke u trajtuar në repartin e kirurgjisë.

“Mbrëmë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë pranuar pacientë të plagosur me armë zjarri. Janë të pranuar në repartin e kirurgjisë dhe aty janë duke u trajtuar. Gjendja e tyre për momentin është jashtë rrezikut për jetë”, thotë ai.