Gjendja shëndetësore e dy të infektuarve me coronavirusin, në Tiranë

Mjeku infeksionist Tritan Kalo ka treguar gjendjen e dy të prekurve nga coronavirusi. Kalo tha se ata janë në gjendje shumë të mirë.
“Ata janë në gjendje shumë të mirë. I kam vizituar unë vetë në mëngjes. Kanë një nivel shumë të mirë oksigjenimi. Djali që ishte më problematiku si rast zero është me temperaturë maskimale 37.2. Ka elementë pulmonarë. Personi i kontaktit kishte edhe duhanpirje kronike, ka përdorur duhan për një kohë të gjatë. Janë në gjendje shumë të mirë. Familjarët e tyre janë në vetëkarantinë dhe një pjesë janë dërguar në karantinën që ne kemi”, u shpreh Kalo.