Kjo është gjendja shëndetësore e Fatmir Sejdiut, pas infektimit me Covid-19

Indeksonline ka raportuar ditë më parë se ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ishte infektuar me koronavirus.
Pas kësaj ai është shtrirë në Klinikën Infektive, ku edhe po vazhdon të trajtohet.
Fitim Havolli, kryetar i Sindikatës së Infermierëve dhe Mamive, ka dhënë informacione lidhur me gjendjen e tij.
Havolli në T7 ka thënë se gjendja e Sejdiut është jashtëzakonisht e mirë./Indeksonline/