75 Mall Live Search
13:10 / E Hënë, 13 Janar 2020 / indeksADMonline

Gjendja shëndetësore e modeles së njohur, pas rënies lakuriq nga kati i 3-të!

Modelja e njohur ruse, 21- vjeçarja Ksenia Puntus u gjet duke qarë dhe e mbuluar me gjak në Moskë, nga një pastrues rruge, në orën 4 të mëngjesit në temperaturë  -5 gradë C.

Raportet e mëparshme thanë se ajo ishte e zhveshur, por pastruesi i dëborës tha se ajo kishte veshur një fanellë të shkurtër dhe xhinse por pa këpucë, transmeton Indeksonline.

Policia konfirmoi se janë marrë në pyetje punëtori që e gjeti vajzën, si edhe pronari i apartamentit nga i cili “fluturoi” modelja.

Policia ka thënë se nuk është e mundur të merret në pytje modelja Ksendia ende, pasi gjendja e saj shëndetësore është e rëndë.

Personi me të cilin gjendej ajo në në apartament ka thënë se ai ishte i dehur dhe ishte në gjumë derisa rasti ka ndodhur.

Një shoqe e modeles tha se ai nuk ishte i dashuri i saj, por dyshimet se dikush mund ta ketë “hedhur” atë nga dritarja ende qëndrojnë, derisa të hetohet rasti e të zbulohet e vërteta e kësaj fatkeqësie.

Gjendja e saj shëndetësore thuhet të jetë tejet e rëndë pasi ajo ka pësuar thyerje në pjesë të ndryshme të trupit.

Miqtë e saj kanë thënë se ajo nuk ka pirë duhan e as alkool, pasi ajo ishte një tip që mirrej me sport  dhe ishte tejet e shëndetshme nga ushqimi që e konsumonte. /Indeksonline/