75 Mall Live Search
17:12 / E Mërkurë, 31 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Kjo është gjendja shëndetësore e Roberto Carlos pas operimit në zemër

Legjenda e Real Madridit, Roberto Carlos, gjatë ditës së sotme ka pasur probleme shëndetësore dhe është operuar në zemër.

Sipas raportimeve të fundit, operimi i brazilianit ka shkuar me sukses dhe është jashtë rrezilut për jetë, shkruan IndeksOnline.

Ai tani ndodhet në spital, është nën vëzhgim të mjekëve dhe po vazhdon rikuperimin.

52-vjeçari po kalonte pushime në Brazil me gruan dhe një prej fëmijëve të tij kur u dërgua në spital. Carlos ishte në vendlindje pas një muaji të ngarkuar, ku kishte marrë pjesë në shortin e Kupës së Botës në Shtetet e Bashkuara.

Sipas gazetës spanjolle AS, fillimisht Carlos u dërgua në spital për shkak të një mpiksjeje të vogël gjaku në këmbë. Pas një skanimi të plotë të trupit (MRI), mjekët zbuluan një problem të zemrës që kërkonte ndërhyrje të menjëhershme./IndeksOnline/