Kjo është gjendja shëndetësore e Salih Sekiraqës

IndeksOnline mbrëmjen e sotme raportoj për një gjuajtje me armë zjarri, në rrugën ‘’Gazmend Zajmi’’, në Prishtinë.
Ku si pasojë e të shtënave një person mbeti i vrarë dhe pesë të tjerë u plagosën.
Burimet e IndeksOnline mësojnë se njëri nga të plagosurit është Salih Sekiraqa, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Sekiraqa është plagosur në këmbë dhe pritet që t’i nënshtrohet operacionit.
Kurse pak më parë IndeksOnline bëri të ditur se tre persona, nga pesë të lënduarit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Të përfshira në këtë incident kanë qenë dy grupe, të cilat qe një kohë ishin në hasmëri mes vete, Capat dhe Sekiraqët. /IndeksOnline/