Kjo është gjendja shëndetësore e të lënduarve nga aksidenti në Dollc

Një aksident i rëndë trafiku mes një veture dhe një autobusi që ndodhi mëngjesin e sotëm në Dollc të Klinës i mori jetën një personi.
Pesë pasagjerë të autobusit pësuan lëndime trupore për të cilat morën tretman mjekësor në Spitalin e përgjithshëm të Pejës, raporton IndeksOnline.
Në deklarimin e parë, Spitali konfirmoi se viktima, shofer i automjetit, u dërgua në spital pa shenja jete, teksa pesë pasagjerët e autobusit nisën trajtimin në spital.
Çaste më parë u bë e ditur se katër nga pesë të lënduarit, pasi u trajtuan, janë lëshuar në gjendje stabile shëndetësore.
Ndërkaq, një pacient tjetër po vazhdon të trajtohet në repartin e Kirurgjisë.
Ky ëshët njoftimi i plotë i Spitalit:
Komunikatë e dytë për aksidentin në fshatin Dollc të Klinës!
Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton opinionin publik se nga pesë pacientët e pranuar pas aksidentit trafiku në fshatin Dollc të Klinës, katër kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë lëshuar në gjendje stabile shëndetësore.
Një pacient tjetër vazhdon të trajtohet në repartin e Kirurgjisë, ku është nën kujdesin e ekipeve tona mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetë./IndeksOnline/