Kjo është gjoba e vënë nga policia për “spidermanin” e Istogut
Indeksonline ka publikuar të dielën një kundërvajtës që shihej i hipur mbi veturën në lëvizje.
Policia e ka gjobitur shoferin me 150 euro.
“Stacioni policor në Istog ka shqiptuar tiketë ndaj një kundërvajtësi, i cili më 04.04.2026 ka lëvizur me veturën e tij, derisa mbi automjet ishte i shtrirë një person tjetër.
Me këtë veprim është rrezikuar seriozisht jeta e personit”, thuhet në njoftim./Indeksonline/

