75 Mall Live Search
19:15 / E Enjte, 25 Mars 2021 / Blerim

Kjo është gjyqtarja që do të ndaj drejtësinë në ndeshjen Holandë – Letoni

Stephanie Frappart nga Franca do të jetë gjyqtarja e parë grua që do të ndaj drejtësinë në një kompeticion të madh si Kupa e Botës 2022.

Ajo do të ndaj drejtësinë në takimin e ditës së shtunë ndërmjet Holandës e Letonisë, shkruan IndeksOnline

Kjo do të jetë hera e parë që një grua ndan drejtësinë në një ndeshje të rundit kualifikues në Kupën e Botës.

Frappart, 37 vjeçare, ka referuar në Ligën e Kampionëve, në fitoren në shtëpi të Juventusit kundër Dinamo Kiev (3-0), në 2 Dhjetor 2020.