14:02 / E Hënë, 27 Maj 2024 / L K

Kjo është granata dhe shtëpia ku u detyrua të intervenonte KFOR-i dje në Kllokot

Dje rreth orës 11:05 ankuesi mashkull kosovar serb nga fshati Mogillë Komuna e Kllokotit ka njoftuar se gjatë kryerjes së disa punimeve në oborr, nën rrënojat e një shtëpie të vjetër, e cila ishte e ndërtuar nga material i dobët (tulla balte dhe çati të rrënuar), shtëpi e cila sipas ankuesit ka qenë e pa banuar që para vitit 1999 ka vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes.

Njësitet policore relevente kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore.

Nga hetimet para mësohet se mjeti i dyshuar ishte një granatë dore dhe në bazë të këqyrjes së vendngjarjes ku është gjetur dhe gjendjes së mjetit (i ndryshkur në terësi) granata e dorës dyshohet se në vendin e ngjarjes ka qenë prej shume vitesh (dyshohet se është që nga paralufta).

Mjeti i dyshuar nga vendi i ngjarës është tërhequr pa asnjë pasojë nga njësitet përkatëse të FSK-së dhe KFOR-it.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit në lidhje me rastin në fjalë është përpilohet vetëm një shënim zyrtar pasi që nuk janë gjetur elemente të kryerjes së veprimeve penale.