75 Mall Live Search
09:37 / E Shtunë, 01 Mars 2025 / kutia

Kjo është gruaja që humbi jetën në aksidentin e rëndë në Ferizaj

Një aksident ka ndodh mbrëmë pas mesnatës në fshatin e Vjetër në Ferizaj.

Si pasojë e aksidentit ka vdekur Valbona Maliqi, 49-vjeçe. E ndjera ka ndërruar jetë në Emergjencën e Ferizajt, si pasojë e lëndimeve të marra.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, një Golf dhe një BMW.

“Aksident trafiku në mes të dy veturave. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, një femër kosovare ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në emergjencë”, thuhet në raportin e policisë.