Kjo është “Infermierja e vitit”
Valbona Lumnica -Haziri është vlerësuar me titullin “Infermierja e vitit” nga Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë të Kosovës, me propozimin e Klinikës së Onkologjisë.
“Ky çmim përfaqëson një mirënjohje të merituar për përkushtimin profesional, etikën e lartë të punës dhe kujdesin human që ajo ka treguar ndër vite ndaj pacientëve dhe kolegëve.
Puna, përgjegjësia dhe angazhimi i saj i vazhdueshëm janë shembull i dinjitetit dhe misionit fisnik të profesionit të infermierisë.
Urime të sinqerta për këtë arritje të rëndësishme profesionale!
Suksese të mëtejshme në rrugëtimin tuaj të çmuar”, shkruan Ilir Kurtishi në njoftim./Indeksonline/

