75 Mall Live Search
15:13 / E Mërkurë, 11 Gusht 2021 / LB

Kjo është kandidatja e AAK-së për kryetare të Komunës së Drenasit

Arta Ahmeti-Xhylani është kandidate e Aleancës për kryetare të komunës së Drenasit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i këtij subjekti, Ramush Haradinaj, transmeton “Indeksonline”.

“Arta ka udhëhequr degën tonë në Drenas, duke u bërë e para kryetare e degës së një partie politike e po ashtu edhe kandidatja e parë grua për kreun e komunës në historinë politike të Drenasit”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.

Postimi i Haradinajt:

Arta Ahmeti-Xhylani është kandidate e Aleancës për kryetare të komunës së Drenasit.

Një grua dhe një nënë e suksesshme, ajo është juriste me profesion, me përvojë pune në institucione shtetërore e gjithashtu edhe në ndërmarrësi.

Arta ka udhëhequr degën tonë në Drenas, duke u bërë e para kryetare e degës së një partie politike e po ashtu edhe kandidatja e parë grua për kreun e komunës në historinë politike të Drenasit.

Fryma, vullneti e përkushtimi i Artës dhe ekipit të saj që kandidojnë për Kuvendin Komunal, më bën të besoj në suksesin tonë në garën për Drenasin.

Programi i Aleancës për qeverisje me qytetarët, për përkrahje të bizneseve të vogla e të mesme në Drenas si dhe zgjidhja e problemit të ujit të pijshëm dhe kanalizimit, në mes tjerash, janë arsye e fortë se pse Arta dhe ekipi i saj janë meritorët për udhëheqjen e kësaj komune.

Suksese e Fitore!

RH