18:11 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

Kjo është kënga e re e Encës, që pritet të lansohet së shpejti

Këngëtarja e njohur shqiptare Enca Haxhia, ka vendosur që së shpejti të sjellë këngën e saj të re me titull ‘Amor’.

Madje këngëtarja ka shfrytëzuar llogarinë e saj në Instagram, për të publikuar pjesë nga kënga e saj e re, shkruan Indeksonline.

“ ‘Amor’, new hit 2020”: ka shkruar ajo duke ju referuar këngës së saj të re si një hit i këtij viti.

Kujtojmë që Enca është krijuese e shumë hiteve dhe është një nga këngëtaret më të përfolura të estradës shqiptare për shkak të paraqitjeve të saj të zjarrta nëpër videoklipe dhe në paraqitjet e saj publike nëpër rrjetet sociale.

Mbetet të shihet se si do të pritet kjo këngë nga publiku. /Indeksonline/