Kjo është kënga fituese e Festivalit të Këngës në RTK
Skena e Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK) ka njohur fituesen e saj të re. Këngëtarja e talentuar nga Tirana, Arsi Bako, është shpallur triumfuesja e madhe e edicionit të tretë të këtij eventi prestigjioz, që u mbajt mbrëmë në Prishtinë.
Me një performancë të fuqishme dhe plot emocion, Arsi Bako fitoi zemrat e jurisë dhe publikut me këngën e saj “Rreze zjarr”. Kënga, një krijim energjik me frymë roku, e bëri atë të dallohej mes 10 finalistëve, duke i siguruar çmimin kryesor, trofeun “Diamanti i Kaltër”.
Më poshtë mund ta dëgjoni këngën:

