18:26 / E Martë, 26 Tetor 2021 / AR

Kjo është kënga që i bëri bashkë Dafinën e Artën

Dafina ka publikuar albumin “Dafinë moj”, i cili u mirëprit nga fansat e saj.

Këngëtarja ka vendosur që disa këngëve t’ua realizoj edhe videoklipin, duke befasuar me paraqitjet e saj, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja zbuloi se “Murder on the dancefloor” të cilën e ka sjellë në bashkëpunim me Ron, e ka vizualizuar me videoklip.

‘Befasia’ në këtë klip është modelja e njohur Arta Nitaj, në të cilin dy bukuroshet kanë paraqitur anën e fortë të vajzave./Indeksonline/