12:09 / E Enjte, 20 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kjo është këngëtarja shqiptare me famë botërore që vjen për herë të parë në Prishtinë

“Sunny Hill Festival” rikthehet në muajin gusht në Prishtinë, pjesë e së cilës pritet të jenë disa yje botërore.

Organizatori i këtij festivali Dukagjin Lipa, njëherësh babai i këngës me famë botërore Dua Lipa, ka konfirmuar datat e edicionit të sivjetmë të “Sunny Hill Festival” Edicioni i sivjetmë do të mbahet më 2/3/4 gusht.

Ndërsa sot është bërë i ditur emri i një prej artisteve me famë botërore që do të jetë pjesmarrëse, e bëhet fjalë për artisten me prejardhje shqiptare e njohur si Njomza.

Ajo ka filluar të merret me muzikës që nga mosha 14 vjeçare, kur formoi bendin e saj të parë, të quajtur “Scarlett”.

Fillimisht ajo ka kënduar këngë ‘cover’, teksa më pas ka nënshkruar kontratë me labelin e reperit tashmë të ndjerë Mac Miller. ‘Mixtape’-i i saj i parë u publikua më datë 22 prill në ditëlindjen e saj të nëntëmbëdhjetë, dhe është titulluar “Gold Lion”.

Në vitin 2015, ajo publikoi një këngë solo të titulluar “”Creatures of the Night”, producent i së cilës ishte vet Mac Miller, apo i njohur më shumë si ish-i dashuri i Ariana Grandes./Indeksonline/