Kjo është klauzola e lirimit që Barcelona i ka vënë Coutinhos
Philippe Coutinho edhe zyrtarisht është futbollist i ri i FC Barcelona.
“Barcelona dhe Liverpooli kanë arritur marrëveshje për transferimin e Philippe Coutinhos”, thuhet në njoftimin zyrtar të Barcelonës.
Ylli brazilian u transferua në Barcelonë për një shifër rreth 160 milionë euro.
Siç raporton gazeta MARCA, Barcelona i ka vënë lojtarit menjëherë një klauzolë prej 400 milionë euro. /IndeksOnline/