75 Mall Live Search
08:02 / E Martë, 10 Shtator 2024 / AR

Kjo është koha dhe dita e preferuar kur njerëzit bëjnë më shumë se*ks, sipas studimit

Nëse mendoni se çështjet e pasionit në shtrat janë të lira dhe nuk kanë orare fikse, e keni gabim! Të paktën nëse i referohemi studimit të fundit në rang botëror, që tregon se ora 10:09 p.m e ditës së shtunë është koha e saktë kur njerëzit bëjnë më shumë seks.

Në këtë studim të realizuar nga marka e të brendshmeve Pour Moi, rezultoi se 43% e të anketuarve thanë se e shtuna ishte dita e tyre e preferuar për momente intime, ndërsa e premtja ishte 22% e preferuar, e ndjekur nga e diela dhe e enjtja me respektivisht 10% dhe 6%.

Studimi zbuloi se orët e vona të natës janë më të preferuarat për aktin seksual, ndërsa ora 22:09 si më aktivja seksualisht dhe disa arsye merren me mend. Përfundimi i punëve të shtëpisë, angazhimi me fëmijët, ardhja nga një shëtitje apo daljet darkave, të gjithë këto faktorë ndikojnë në përcaktimin e këtij orari si më të mirin për aventurat në shtrat.

Një përqindje e vogël e njerëzve raportuan se bënin seks shpesh, ndërsa 19% e të anketuarve bënin dashuri dy herë në javë, 13% tre herë në javë dhe 7% katër herë në javë. Me rritjen e frekuencës, përqindja zvogëlohet, me vetëm 1% të pjesëmarrësve që raportojnë se marrin pjesë në aktivitete seksuale çdo ditë.

Të rriturit në përgjithësi mendojnë se të bësh seks dy herë në javë është ideale dhe burrat nga mosha 25 deri në 45 vjeç janë në të njëjtën kategori.

Gratë në të njëjtën grupmoshë u zbulua se kishin dëshirë më të lartë seksuale, duke preferuar katër herë në javë seks si frekuencën ideale të kënaqësisë.