75 Mall Live Search
08:21 / E Shtunë, 22 Qershor 2024 / Gj. Sh

Kjo është kombëtarja e parë që zyrtarisht eliminohet nga Kampionati Evropian

Polonia është kombëtarja e parë që zyrtarisht është eliminuar nga Kampionatit Evropian.

Pas humbjes 3-1 nga Austria dhe barazimit 0-0 mes Holandës dhe Francës, kombëtarja polake eliminohet nga Euro 2024, shkruan IndeksOnline.

Me dy humbje në dy ndeshje, Polonia renditet e fundit në Grupin D, që edhe nëse e fiton ndeshjen e fundit ndaj Francës mbetet në pozitën e njëjtë.

Holanda dhe Franca kanë nga katër pikë, ndërsa Austria me tre pikë renditet në vendin e tretë./IndeksOnline/