09:24 / E Diele, 20 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Kjo është kombëtarja me skuadrën më të shtrenjtë në Kupën e Botës

Pak orë na ndajn nga fillimi i Kampionatit Botëror ”Katar 2022”.

Në këtë turne do të marrin pjesë 32 kombëtare të ndara në tetë grupe, shkruan IndeksOnline.

A e dini se cila është kombëtarja me skuadrën më të shtrenjtë në Kupën e Botës?

Sipas faqes së njohur, ”Transfermarkt”, e cila merret me vlerën aktuale të futbollistëve në treg, del që Anglia është skuadra më e shtrenjtë në Kupën e Botës, vlera e së cilës shkon plot 1.3 Miliardë euro.

Përkundër yjeve të shumtë si Neymar, Vinicius, Raphina, Jesus, Richarlison dhe të tjerë, kombëtarja e Brazilit renditet në vendin e dytë me me 1.1 Mld €.

Në vendin e tretë renditet kombëtarja e Francës me 1 Mld €, kurse në TOP 5 futen edhe Portugalia dhe Spanja.

Më poshtë 10 kombëtarët me skuadrën më të shtrenjtë në Kupën e Botës./IndeksOnline/