Kjo është kompania e famshme që bleu markën e Hailey-t për 1 miliard dollarë

Kompania e.l.f. Beauty ka blerë markën e Hailey Bieber për 1 miliard dollarë, sipas një njoftimi nga të dy kompanitë.
Gjatë 12 muajve, ‘Rhode’ kishte 212 milionë dollarë në shitje neto, transmeton Indeksonline.
Aktualisht, produktet e saj shiten vetëm online, por deri në fund të këtij viti planifikohet që të fillojë bashkëpunimin me Sephora për shitje në dyqane në Amerikën e Veriut dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Hailey Bieber, modele dhe bashkëshortja e këngëtarit Justin Bieber, do të mbetet në krye të markëz si drejtoreshë kreative, përgjegjëse për inovacionin, si dhe këshilltare strategjike.
Sipas marrëveshjes, e.l.f. do ta blejë ‘Rhode’ për 600 milionë dollarë në para të gatshme dhe 200 milionë dollarë në aksione të reja të kompanisë e.l.f. Beauty.
Marrëveshja përfshin gjithashtu një bonus të mundshëm deri në 200 milionë dollarë shtesë, që do të varet nga rritja e markës gjatë tre viteve të ardhshme./Indeksonline/