75 Mall Live Search
10:52 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / OSH

Kjo është komuna e parë në Kosovë që u dekorua për Vitin e Ri!

Komuna e Pejës është treguar e hershme sa i përket zbukurimit (dekorimit) të qytetit, për festat e funvditit.

Që mbrëmë zbukurimet kanë zënë vend, duke i dhënë pamje tjetër çarshisë së Pejës, shkruan IndeksOnline.

Iniciativa për të zbukuruar qytetin, është marrë nga disa biznese në këtë komunë.

Vlen të kujtojmë faktin se disa komuna tjera publikisht kanë njoftuar se marrë parasysh situatën aktuale  me të cilën po përballemi, nuk do të ketë dekorime për Vitin e Ri.

Ndryshe, gjatë 24-orëve të fundit në këtë komunë, kanë dalë pozitivë me Covid-19, 40 persona./IndeksOnline/