Kjo është komuna e vetme në Kosovë që s’ka asnjë rast aktiv me Covid-19

Faik Hoti, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë (MSh), së fundi ka publikuar pasqyren epidemiologjike të të prekurve nga Covid19 në vendin tonë.
Bazuar në vendbanime, në Partesh nuk ka as edhe një rast aktiv me Covid19, transmeton IndeksOnline.
Tutje, nga po i njëjti raport bëhet me dije se që nga fillimi i pandemisë në këtë vend janë infektuar vetëm dy persona.
Ndryshe, vlen të përmendim faktin se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 524 raste të reja, ndërsa 12 persona kanë vdekur. Aktualisht janë 11 mijë e 868 raste aktive me koronavirus./IndeksOnline/
