12:32 / E Diele, 06 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kjo është komuna ku deri më tani pati më së shumti votues

Deri në orën 11:00 në vend kanë votuar 9.6% apo 170 mijë qytetarë me të drejtë vote.

Komuna e cila po prinë me daljen më të lartë në zgjedhje, është ajo e Leposaviçit në veri të vendit, transmeton Indeksonline.

Sipas rezultateve të Komisionit Qendror Zgjedhor në këtë komunë me shumicë serbe kanë votuar 3  mijë e 617 qytetarë, apo 20.33% e qytetarëve me të drejtë vote./Indeksonline/