75 Mall Live Search
11:57 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kjo është komuna ku kanë dal më shumti votues deri në orën 11:00

Në 19 komuna të Kosovës sot po zhvillohen zgjedhjet e balotazhit.

Deri në orën 11:00 në përgjithësi në këto komuna dalja është e ulët, me 6.9 për qind të votuesve.

Sipas KQZ-së, komuna e cila ka regjistruar më së shumti votues deri në këtë orë është Kllokoti, me 21.57 për qind të qytetarëve që i janë përgjigjur daljes në votime.

Ndërsa, komuna me më së paku dalje në votime del të jetë Dragashi me 4.7 për qind./Indeksonline.