Kjo është komuna me më së paku votues deri tani

Nga të dhënat e fundit të publikuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor, Mitrovicë e Veriut del të ketë pjesëmarrjen më të vogël të qytetarëve.
Nga 18 mijë e 781 qytetarë të regjistruar për të votuar në këto zgjedhje, vetëm 836 prej tyre kanë votuar deri tani apo 4.45 për qind.
Në total, nga të dhënat e fundit, deri në ora 15:00, KQZ përmes një konference për media bëri të ditur se kanë votuar 558 mijë e 246 mijë qytetarë, apo 28.32 për qind.
