Kjo është komuna me performancën më të mirë në Kosovë sipas USAID-it

USAID-i ka publikuar Indeksin e Konkurrueshmërisë për komunat e Kosovës.
Komuna me përformancën më të mirë për të tretin vit radhazi ka dal të jetë ajo e Lipjanit, transmeton Indeksonline.
Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka thënë se i është mirënjohës qytetarëve dhe bashkëpunëtorëve për këtë rezultat.
Pas Lipjanit, komuna me performancën më të mirë ishte ajo e Gjakovës, pastaj Vitia, Rahoveci dhe top 5shen e mbyll, Juniku. /Indeksonline/