Kjo është lëvizja e fundit e Vuçiqit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thirrur në orën 13:00 mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për shkak të ngjarjeve në Ukrainë dhe rajon.
Burimet e Tanjug mësojnë se në orën 15:00 do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Serbisë, transmeton Indeksonline.
Vuçiq tha të mërkurën nga Madridi se në 48 orët e ardhshme do t’i përgjigjet kërkesave të BE-së për harmonizimin e politikës së jashtme të Serbisë me atë të BE-së në lidhje me Rusinë.