23:30 / E Mërkurë, 09 Shkurt 2022 / AR

Kjo është marrëdhënia e Adroles dhe Fifit, pasi kjo e fundit zyrtarizoi lidhjen me ish-bashkëshortin e saj!

Fifi ka zyrtarizuar lidhjen e dashurisë me Adis Patushin duke shkëmbyer puthje në buzë para shumë të pranishmëve, moment që u bë viral.

Pas përhapjes së videos Fifi është shprehur e lumtur përmes rrjeteve sociale.

Ndërsa pak ditë pasi ajo video u bë virale çifti kanë publikuar foton e parë si çift i zyrtarizuar.

“Peace and love”, kanë shkruar të dy në fotografinë e njëjtë që kanë shpërndarë në rrjetet sociale.

Adisi, për ata që nuk e dinë, është ish-bashkëshorti i modeles Adrola Dushi, nga martesa e të cilëve erdhi në jetë djali, Troi.

Modelja kur doli lajmi ka reaguar duke habitur të gjithë.

Bukuroshja ka pëlqyer një video të shpërndarë në rrjete sociale ku pyetej: Ju pëlqen çifti?

Me “like-n” e saj Adrola zbuloi se është pro çiftit të ri pasi ajo prej kohësh ka ndarë rrugët me Adisin.

Por jeni kuriozë si është marrëdhënia e Fifit dhe Adrolës?

Dy vajzat vazhdojnë ndiqen në rrjetin social Instagram edhe pas publikimit të lajmit.

Kujtojmë se vajzat kanë rastisur të jenë takuar me njëra-tjetrën edhe më herë në momentet kur Adrola ka qenë e ftuar në emisionin “Shiko Kush LUAN”, ku Fifi ka punuar për katër sezone si këngëtarja e spektaklit.