75 Mall Live Search
13:00 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

Kjo është mësuesja që është therur sot me thikë

Një mësuese është therur me thikë sot në Prishtinë, në shkollën “7 Marsi”.

E therura me thikë është mësuesja e mësimit parafillor Vlora Paci 49 vjeçare, mëson kp.

Prapa kamerës ka folur punëtori teknik i kësaj shkolle i cili ka treguar se ngjarja ka ndodhur në orën 10 e 30 në prani të nxënësve. Sipas tij mësuesen e ka therur një nënë e një nxënësi me inicialet B.D e moshës 38 vjeçare.

Policia ka arrestuar të dyshuarën ndërsa mësuesja e plagosur dërgohet në QKU.