75 Mall Live Search
16:29 / E Martë, 17 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kjo është moderatorja që do ta udhëheqë emisionin e ri që fillon së shpejti

Një emision i ri mjaft atraktiv dhe me zhvillime interesante pritet që të filloj së shpejti në njërin nga televizionet në Kosovë.

Emisioni “Krejt nga pak” pritet të filloj transmetimin në fillim të vitit të ri 2020, e që do të shoqëroj publikun çdo të diele pasdite, shkruan Indeksonline.

Moderimi i këtij projekti i është besuar Rina Imerit, e cila është pjesë e fushës së modelimit derisa pritet të provohet edhe në fushën e moderimit me emisionin e ri.

Ajo është një vajzë 22 vjeçare dhe ka qenë “Miss Drenica”, e që edhe më heret ka qenë pjesë e një emisioni televiziv, por që për një kohë e ka ndërprerë, derisa ka përfunduar studimet.

Rina pritet ti japë gjallëri këtij emisioni, duke qenë se është një personazh mjaft i hareshëm dhe i buzëqeshur, që pritet ta bëjë edhe më atraktiv këtë emision.

Indeksonline mëson se ky emision do të përbëhet nga 5 pjesë.

1. Kuzhina.

2. Një pjesë e veçantë me fëmijë ku do të garojnë në lojë interesante mes fëmijësh.

3. Ka të bëjë me një garë mes talenteve në muzikë, ku modelimi do të udhëhiqet nga Erza Ramuka.

4. Pjesa e humorit, ku do tu ofrohet rasti adhuruesve të ‘Stand-upit’, nën përkujdesjen e Ernest Zymberit.

5. Teksa pjesa e fundit do të jetë befasi për shikuesit pasi që do të jetë një lojë me shikuesit.
/Indeksonline/