Kjo është mosha e dy viktimave nga aksidenti në Drenas

Indeksonline raportoi për vdekjen e dy personave të gjinisë femërore si pasojë e aksidentit në fshatin Korroticë të Drenasit.
Vdekjen e tyre e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti për Indeksonline dha detaje edhe për moshën e viktimave. Njëra është 45 vjeçare kurse tjetra 26.

“Ju njoftojmë se dy nga personat, e lënduar që ishin dërguar për tretman mjekësor, njëra në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran dhe tjetra në Drenas, nuk kanë arritë të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe të njëjtat kanë ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimave: L.P (femër) 45 vjeç, dhe Q.Th(femër) 26 vjeç e kanë konstatuar ekipet mjekësore në qendrat e sipërshënuara.
Aktualisht hetuesit po vazhdojnë të kryejn ekzaminimet e nevojshme dhe po ndërmarrin veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”.

