75 Mall Live Search
10:24 / E Martë, 29 Qershor 2021 / OSH

Kjo është mosha e personit që u godit nga energjia elektrike

IndeksOnline më parë raportoi se një person në Prishtinë është goditur nga energjia elektrike.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, për IndeksOnline ka thënë se 49 vjeçari është goditur nga rryma, pas kontaktit me një kabllo të rrymës.

Borovci tha se ai është dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Rreth orë 09:30 është pranuar informata se në rrugën “Musli Mulliqi” në Prishtinë, një person është goditur nga rryma, pas kontaktit me një kabllo të rrymës.

Viktima mashkull, 49 vjeç, është dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ndërkohë që janë njoftuar ekipet e KEDS-it”, tha ai./IndeksOnline/