75 Mall Live Search
15:05 / E Mërkurë, 17 Mars 2021 / OSH

Kjo është mosha e 8 të infektuarve me Covid-19 që humbën jetën

Si pasojë e infektimit me koronavirusin tetë persona kanë humbur jetën brenda 24-orëve në Kosovë, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së viktimat janë nga komuna të ndryshme.

“Brenda 24-orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitivë. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (74, 60 vjeç), Prishtinë 2 raste (89, 76 vjeç), Kaçanik 1 rast (76 vjeç), Podujevë 1 rast (70 vjeç), Rahovec 1 rast (62 vjeç), Skenderaj 1 rast (64 vjeç)”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/