Kjo është mosha mesatare e 11-shes së Liverpoolit ndaj Aston Villës
Liverpool është duke u mposhtur bindshëm nga Aston Villa në cerekfinalen e kupës Carabao.
Rezultati momental është 4:0.
“Reds” kanë hyrë në këtë ndeshje me lojtarë krejt të rinj pasi që ekipi i parë është në Katar për ndeshjet e Kupës së Botës per klube, shkruan Indeksonline.
Mosha mesatare e ekipit te Jurgen Klopp në këtë ndeshje është 19 vjet e 182 ditë, moshë absolutisht e re.
Gjithashtu, një fakt tjetër interesant është që numri mesatar në fanellat e lojtarëve është 67.
Liverpool në rast të humbjes, do të eliminohet nga kjo garë.
Kujtojmë që kalendari i ndeshjeve për Liverpool është mjaft i ngjeshur./Indeksonline/