11:27 / E Premte, 16 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kjo është oferta e ‘çmendur’ e Realit për Neymar

Real Madridi ka bërë gati ofertën e re për yllin e PSG-së, Neymar.

Gjiganti spanjoll po dëshiron me patjetër ta këtë në ekip brazilianin, transmeton Indeksonline.

“Los Blancos”, janë të gatshëm të paguajnë 120 milionë euro plus një ose dy lojtarë.

Reali ka biseduar me agjentin e lojtarit dhe ka spekulime që braziliani është i gatshëm për t’u transferuar në “Santiago Bernabeu”, sapo të arrihet marrëveshja me gjigantin francez./Indeksonline/