Kjo është padia të cilën e dorëzoi PDK kundër anëtarëve të bordit të ZRRE

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), subjekti më i madh opozitar në Kuvend, më 22 prill dorëzoi në Prokurorinë Speciale të Kosovës kallëzim penal ndaj anëtarëve të bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).
Kallëzimi penal ndaj këtij bordi është bërë për siç thuhet, “moszbatim të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për pezullimin e zbatimit të vendimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë”.
Kallëzimi penal është dorëzuar nga Faton Fetahu, avokat i angazhuar nga PDK-ja.
