Kjo është paga e Luka Modric te Milani

Luka Modric, tashmë është zyrtarisht lojtar i Milanit.
Ylli kroat iu bashkua klubit italian pas finales së Kupës së Botës për Klube, duke mbyllur një epokë 13-vjeçare te Real Madridi ku fitoi plot 28 trofe dhe u bë një legjendë e vërtetë e “Los Blancos”.
Sipas Mundo Deportivo, Modric ka pranuar një ulje të madhe page për të firmosur me Milanin.
Modric do të fitojë midis 2.5 dhe 3 milionë euro bruto në sezon, krahasuar me 10 milionë eurot që përfitonte më herët te Reali, ndërsa në sezonin e fundit paga e tij ishte përgjysmuar në 5 milionë euro bruto.
Në karrierën e tij të gjatë, Milani është klubi i gjashtë për Modric.
Kroati ka luajtur më parë për Dinamo Zagreb, Zrinjski Mostar, Inter Zapresic, Tottenham dhe Real Madrid.
Modric do të mbushë 40 vjeç më 9 shtator, por synon të vazhdojë karrierën deri në Kupën e Botës 2026. /IndeksOnline/