Kjo është paga e portierit italian te Llapi

Llapi ka prezantuar transferimin e ri në afatin kalimtar, që është portieri Giacomo Nava.
Ai cilësohet nga Llapi si transferimi më i madh në janar.
Kryetari i klubit të Llapit, Beqir Batatina ka thënë se Giacomo Nava do të paguhet afro 3.500 euro në muaj.
“Kemi arritur marrëveshje me portierin Giacomo Nava. Ai do të jetë te Llapi për 1 vite e gjysmë dhe do të paguhet afërsisht 3.500 euro në muaj”, ka thënë Batatina për Gazetën inFokus.
Ndryshe, portieri italian, Giacomo Nava karrierën e ka nisur të skuadra e njohur nga Serie A, Sampdoria, por që ka kaluar më pas në kategori më të ulëta.