21:00 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kjo është paga marramendëse e “Big Sam”

Sam Allardyce është prezantuar sot te skuadra e Evertonit.

Ish-trajneri i Crystal Palaces zuri vendin e të larguarit javë më parë, Ronald Koeman, shkruan IndeksOnline

Ardhja e “Big Sam” ka gëzuar tifozët e klubit nga “Godison Park”, por befasi është paga që do të merr deri më një qershor të vitit 2019.

Sipas mediave të huaja, Allardyce do të merr 6 milionë funta në vit, afër 2 milionë më shumë se Zinedine Zidane, trajner i Real Madridit.

Më poshtë e shihini një listë e super trajnerëve me pagat vjetore:

  • Zinedine Zidane, Real Madrid – £4.6 milionë
  • Unas Emery, Paris Saint Germain – £5 milionë
  • Diego Simeone, Atletico Madrid – £5.1 milionë
  • Sam Allardyce, Everton – £6 milionë