Kjo është partia me më së shumti mungesa në Kuvend
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar gjatë ditës së sotme një analizë, përmes së cilës shohim edhe mungesat e partive politike në Kuvend përgjatë sesionit pranveror të vitit 2018.
Sipas këtij publikimi, del se numrin më të madh të mungesave gjatë këtij sesioni e ka Lidhja Demokratike e Kosovës, me 220 mungesa nga totali u mungesave që është 838, transmeton Indeksonline.
Pas LDK-së, renditet subjekti i ri politik PSK me 129 mungesa, e cila pasohet nga PDK me 101 mungesa. Lidhur me mungesat LDK pasohet nga PSD-ja, duke vazhduar më tej me LS-së dhe PDK-në.
“Grupi parlamentar i LDK-së prin për nga numri i mungesave në krahasim me grupet e tjera parlamentare. LDK ka regjistruar 220 mungesa, PSD ka 129 mungesa, pasuar nga LS me 123, PDK me 101, LVV me 83, AAK me 70, NISMA me 47, 6+ me 32 dhe deputetët pa grup parlamentar me 31 mungesa”thuhet në publikim.
Po ashtu, për mesataren e deputetëve kryesojnë deputetët “Pa grup” me një mesatare prej 15 mungesash për deputet.
“Sa i përket mesatares për deputetë, janë deputetët Pa Grup që kryesojnë me një mesatare prej 15 mungesash për deputet. Pasuar nga LS me mesatare prej 12 mungesash për deputet, PSD me 11 mungesa, LDK me 8 mungesa, AAK dhe Nisma me mesatare prej 6 mungesash për deputet, 6+ me 5 mungesa për deputetë dhe PDK e LVV me nga 4 mungesa për deputetë.” Thuhet më tej./Indeksonline/