16:49 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kjo është pasuria e Ramush Haradinajt, deklaron edhe borxhet që ka

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, që sot është regjistruar deputet i Kuvendit të Kosovës nga koalicioni AAK-PSD, në formularin e pasurisë të cilin e ka mbushur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka deklaruar gjithë paratë që posedon, shtëpitë dhe tokat, raporton IndeksOnline.

Si kryeministër ai brenda vitit ka marrë pagë 34.669.61 euro ndërsa nga qiraja e shtëpisë në Prishtinë ka inkasuar 88.000 euro.

Haradinaj merr edhe pension invalidor e që shuma e tij arrinë deri në 2 700 euro në vit.

Para të gatshme, deri më 26 gusht 2019 kryeministri ka deklaruar 96.276.23 euro.

Kryeministri në detyrë ka deklaruar po ashtu edhe një biznes që ka në pronësi vlera e të cilit është rreth 70 mijë euro.

Ai ka pasqyruar edhe pasurinë e patundshme duke përfshirë shtëpinë, kullat dhe tokat që posedon në Gllogjan e Brezovicë.

Haradinaj ka pasqyruar edhe borxhet që ka ndaj bankave. 130.272 euro kredi në Bankën Raiffaisen në Prishtinë, 20.000 borxh për banesën në Golem, dhe 120.000 euro borxh për Vilën në Tiranë./IndeksOnline/