19:55 / E Diele, 20 Janar 2019 / indeksADMonline

Përmbajtja e letrës që Haradinaj i ka dorëzuar SBASHK-ut

Pas takimit që pati me përfaqësuesit e SBASHK-ut, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është deklaruar për media.

Ai u shpreh se ka kërkuar ndërprerjen e grevës duke treguar se sa janë rritur pagat për të gjithë mësimdhënësit.

Përpos kësaj, Haradinaj tha se ka dërguar një letër për këshillin e grevistëve, në të cilën bëhet e ditur se greva e mësimdhënësve është marrë me seriozitetin më të madh, raporton Indeksonline.

Haradinaj në fund të letrës ka ftuar Këshillin Drejtues të SBASHK-ut që të shqyrtojë këtë ofertë dhe të merr vendim të arsyeshëm për të mirën e nxënësve dhe të arsimit në vend./Indeksonline/