Kjo është përmbaruesja e arrestuar nga Policia e Kosovës
Policia e Kosovës arrestoi tre persona nën dyshimin e përfshirjes në veprat penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘legalizim i përmbajtjes së rreme’ dhe ‘mashtrim’.
Në mesin e të arrestuarve, është edhe përmbaruese. Indeksonline mëson se bëhet fjalë për përmbaruesen, Rreze Metaj.
E njëjta dyshohet se ka përpiluar urdhrin përmbarues të mbështetur në dokumente me përmbajtje të pavërtetë (faturë), e cila është paraqitur në gjykatë.
Përmbaruesja Metaj është bija e avokatit të njohur kosovar, Qerim Metaj.
Tre të dyshuarve, me aktvendim të prokurorit u caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh./Indeksonline/