Kjo është përqindja e daljes në votime deri në orën 15:00 dhe krahasimi me raundin e parë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e daljes së qytetarëve për të votuar në Republikën e Kosovës deri në ora 15:00, shkruan IndeksOnline.
Në përgjithësi, pjesëmarrja në zgjedhje është 23,65 % kurse në zgjedhjet e 17 tetorit deri më ora 15:00 dalja në zgjedhje ishte 26.71%.
Deri më tani dalje më e madhe e votuesve është parë në komunat Junik, Shtime, Podujevë, Kamenicë, Prishtinë, Gjilan e Obiliq, pa përfshirë ato me shumicë serbe.
Dalja e votuesve më 14 nëntor 2021 deri në ora 15:00 :
40.73 % Junik
32.87 % Shtime
30.65 % Podujevë
29.90% Kamenicë
27.77 % Prishtinë
26.65 % Gjilan
26.12% Obiliq
Dalja e votuesve më 17 tetor 2021 deri më 15:00 :
34.11 % Junik
30.67 % Shtime
27.90% Podujevë
32.08 % Kamenicë
28.45 % Prishtinë
26.58 % Gjilan
32.05% Obiliq